Sport

Gjilani shqyrton mundësinë e bojkotimit të kampionatit, kjo është arsyeja!

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 14 April 2018

Gjilani vjen me komunikatë të papritur. Kryesia e klubit ka reaguar pas ndeshjes së sotme me Feronikelin.

Gjilanasit kanë kontestuar ndarjen e drejtësisë në barazimin pa gola me klubin nga Drenasi, por edhe të sfidës paraprake kundër Llapit në Podujevë.

Për këtë arsye, Gjilani shkruan se është duke shqyrtuar mundësinë e bojkotimit të garave.

-Advertisement-

Kjo është komunikata e klubit të Gjilanit

Kjo është hera e parë që SC Gjilani komenton gjykimin e referëve në ndeshjet e saj. Edhe në xhiron e kalur SC Gjilani është dëmtuar rëndë nga vendimi i gjyqtarit Selim Isufi,i cili akordoi një penalti te paqenë për skuadrën kundërshtare,e ky vendim ndikoi direkt në rezulatarin e ndeshjes.Janë të pamjaftueshme dhe krejt të panevojshme kërkim faljet e gjyqtarit,i cili pas ndeshjes ka telefonuar disa lojtar tanë dhe ka kërkuar falje për penalltin e dhënë.

Sot në ndeshjën kundër Feronikelit përsëri gjyqtari Besfort Kosumi me vendimet e tijë e dëmtoi seriozisht ekipin tone (per fat të mire nuk arriti te ndikonte në rezultat). Asnjë ndërhyrje e gjykuar në mesfushën e kundërshtarit për ekipin tonë gjatë tërë pjesës së dytë,edhe pse ishin shkakëtuar shumë të tilla. As rivëniet anësore gjyqtari Kosumi së bashku me anësorin nuk i lejonin në atë pjesë të fushës. Në anën tjetër me cdo kusht tentonte që ekipin kundërshtar ta ofronte afër zonës sonë,duke referuar ndërhyrje sa herë që i kujtohej të bënte veprime të tilla.

SC Gjilani me këtë reagim kërkon nga FFK, Kryetari Fadil Vokrri, Sekretari Eroll Salihu, nga Komisari i garave dhe nga organet për vlerësimin e referëve,që të ndërmarrin masa urgjente në mënyrë që veprimet e tilla të arbitrave të papërgjegjëshëm të mos përsëriten. Me këso lloj referimesh që po na dëmtojnë çdo xhiro dhe na humbin djersën dhe mundin e lojtarëve gjithashtu dhe të investitorit ekipi i Gjilanit po e shqyrton mundësin e bojkotimit të kampionatit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera