Lajme

Sulmet ajrore në Siri, Putin: Akt agresioni

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 14 April 2018

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka reaguar lidhur me sulmin e SHBA-ve, Francës dhe Britanisë në Siri. Putin e dënoi sulmin, ndërsa e cilësoi atë si shkelje të të drejtave ndërkombëtare.

Përmes një deklarate presidenti rus, i quajti sulmet kundër Sirisë si një “akt agresioni”. Ai tha se Rusia do të thërriste një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar “veprimet agresive të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj”.

“SHBA dhe aleatët e saj goditën objektet civile dhe ushtarake në Siri, duke shkelur Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare”, tha Presidenti rus Vladimir Putin duke iu përgjigjur ndërhyrjes amerikano-franko-britanike në Siri.

-Advertisement-

Rusia në mënyrën më të vendosur dënon sulmin në Siri, ku ushtarakët rusë po ndihmojnë qeverinë legjitime në luftën e saj me terrorizmin”, thuhet në deklaratë, sipas raportimeve të agjencisë ruse të lajmeve shkruan The Guardian.

Ai ka paralajmëruar SHBA për pasojat. “Me këto veprime Uashingtoni po nxit vetëm njw valë të re të azilkërkuesve nga Siria dhe rajoni i tërë”, tha Putin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera