Lajme

Gjyqtari vozitë veturën zyrtare nëpër trotuar (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 13 April 2018

Kritikohen shpesh për shfrytëzim dhe keqpërdorim të veturave zyrtare edhe jashtë orarit të punës, shkruan Infokusi.com.

Por ka edhe më keq, një zyrtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës nuk bënë asnjë hap jashtë ndërtesës ku punon pa veturë.

Vetura e pret para ndërtesës në trotuar dhe ashtu vazhdon lëvizjen deri ne kyçjen më të afërt.

-Advertisement-

E rrezikimi dhe pengimi i qarkullimit te qytetarëve duket të jenë gjërat që më së paku ai mendon.

Madje në pamje te siguruar nga Infokusi shihet një qytetar i hutuar nga ky veprim i cili kthen kokën prapa për tu siguruar nëse kjo që po sheh po ndodhë me të vërtetë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera