Sport

Reali do të ketë kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për Bayernin

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 13 April 2018

Real Madrid dhe Bayern Munich do të takohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan infokusi.

Në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, çdo avantazh i vogël llogaritet si mundësi më tepër dhe këtë e ka Real Madridi kur bëhet fjalë për kohën e përgatitjes.

LEXO EDHE: Kjo ishte përballja e fundit ndërmjet Real Madridit dhe Bayernit (VIDEO)

-Advertisement-

Duke pasur parasysh se ndeshja e Los Blancos ndaj Sevillas është shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së andaluzianëve në finalen e Copa del Rey e cila zhvillohet më 21 prill, Real Madrid do të ketë një javë të plotë për t’u përgatitur për përplasjen me kampionët gjermanë.

Reali do të takohet të mërkurën me Atletico Bilbao në shtëpi, më 18 prill, dhe pastaj kanë një javë të plotë para se të përballen me Bayernin më 25 prill. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera