Lajme

Kurti reagon pas arrestimeve të studentëve të SKV-së

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 13 April 2018

Natën e kaluar Policia e Kosovës ka arrestuar 5 aktivistë studentë të Lëvizjes Studim Kritikë Veprim (SKV), të cilët në “Parkun e Qytetit” ishin mbledhur për të shënuar me aktivitete tetë vjetorin e themelimit të saj.

Ndaj kësaj ka reaguar Tinka Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, parti kjo e cila është e afërt me SKV-në.

“Sonte policia lëndoi dhjetëra aktivistë e 5 të tjerë i arrestoi. Çka po mendon policia? Që çdo decibel të zërit ta kontrollojë me shkopinj gome, sprej e të gjjtha që kanë me vete për studentët. Ora nuk ishte as 23:00 kurse shumica e studentëve qenkan arrestuar duke u shpërndarë. Atë që e kursejnë prej kriminelëve e përdorin në studentët. E pajustifikueshme”, shkroi Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera