Lajme

Ka buxhet të mjaftueshëm për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, thotë ministri i Financave

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 12 April 2018

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënës se Kosova ka buxhet të mjaftueshëm për të mbuluar çështjen e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ministri Hamza ka deklaruar se ky buxhet mund të sigurojë ushtrinë edhe në rrugëtimin e saj për anëtarësim në NATO.

”Sa i përket aspektit buxhetor aty duhet të ketë buxhet shtesë. Jam i sigurt që për atë çështje gjithmonë mund të modelohet zgjidhje”.

-Advertisement-

”Ka mundësi që të sigurohen fonde të mjaftueshme që në momentin që FSK transformohet në ushtri, të ketë buxhet të mjaftueshëm që të vazhdohet tutje edhe deri në anëtarësim e saj në NATO”.

”Nëse ka diçka që është përtej kësaj, atëherë duhet të bisedohet”, ka thënë ai në Zona e Debatit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera