Renova – Shkëndija, kuqezinjtë kërkojnë vazhdimin e traditës
Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 11 April 2018
Shkëndija nga Tetova sot sërish përballet me Renovën, tani në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. Barazimi 1:1 në takimin e parë detyron kuqezinjtë të fitojnë për të prekur finalen e Kupës, shkruan infokusi.
Shkëndija kërkon finalen e tretë të njëpasnjëshme në Kupën e Maqedonisë, pasi dy edicionet e kaluara luajti ndeshjen për trofe. Kuqezinjtë janë të paktën 90-të minuta (nëse ndeshja nuk ka vazhdime) larg kualifikimit në finale dhe për të avansuar në ndeshjen për trofeun e Kupës duhet të kalohet Renova.
LEXO EDHE: Bayern – Sevilla, formacionet e skuadrave
Sot në program është ndeshja e kthimit të gjysmëfinales në të cilën kuqezinjtë luajnë si “mysafirë”, ndërsa barazimi 1:1 në ndeshjen e parë (14 mars) detyron që Shkëndija të sulmojë pasi që rezultati i fillimit 0:0 çon Renovën në finale. Gjithsesi, kjo nuk brengos skuadrën që nuk din të luajë ndryshe veç lojës sulmuese dhe të rralla janë përballjet kur Shkëndija nuk ka shënuar të paktën një gol.
Tani kundër Renovës kërkohet fitore, ndërsa kuqezinjtë kalojnë më tej edhe me çdo barazim me dy apo më shumë gola (2:2, 3:3, 4:4,…).
“Kemi atmosferë shumë të mirë në skuadër, posaçërisht pas fitores 5:0 ndaj Renovës. Mendoj se tani do të jetë ndeshje shumë ndryshe nga ajo e të shtunës, Renova do të jetë më e motivuar dhe do të kërkojë shanset e veta. Por nuk do ta kenë lehtë, ne kemi ekip të mirë, kthehen disa lojtar standard dhe mendoj se nëse luajmë në nivel të lartë si luajtëm të shtunën, nuk do të kemi problem dhe do të gjendemi në finale të Kupës” deklaron portieri Kostadin Zahov.
Për dallim nga ndeshja kampionale të shtunën kur duhej luajtur me formacion të kombinuar, tani trajneri Osmani ka në dispozicion pjesën më të madhe të futbollistëve. Kthehen Ibraimi dhe Adili (munguan shkaku i pezullimit), Alimi është rikuperuar plotësisht, ndërsa me grupin dy ditët e fundit ka punuar edhe kapiteni Hasani për aktivizimin e të cilit do të vendoset para fillimit të takimit.
Renova-Shkëndija luhet sot në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 15:00.
Kuqezinjtë kërkojnë vazhdimin e traditës
Skuadra kuqezi me atmosferë të shkëlqyeshme dhe objektiv për të siguruar finalen kundër Renovës kërkon vazhdim të traditës së rezultateve pozitive përballë rivalit nga Xhepçishti.
Pason dueli i 39-të mes veti, ndërsa në 38 ndeshjet paraprake kuqezinjtë numërojnë 18-të fitore, 11-të ndeshje kanë përfunduar baraz, ndërsa 9-të herë është gëzuar Renova. Xhepçishtasit fitoren e fundit e kanë regjistruar në prill të vitit 2015, ndërsa tanimë tre vite të plota nuk njohin sukses përballë kuqezinjëve. Në 13-të duelet e fundit Shkëndija ka fituar 8-të duele, ndërsa pesë përballje janë mbyllur me barazim. Brenda këtij sezoni dy ekipet kanë luajtur tre ndeshje, në të cilat kuqezinjtë kanë efekt të 100% (fitore 2:0, 6:1 dhe 5:0) me gol diferencë impresive prej 13-të realizimeve dhe vetëm një goli të pranuar.
Sa i përket Kupës së Maqedonisë, Shkëndija dhe Renova paraprakisht janë takuar vetëm një herë në vitin 2005. Shkëndija fitoi bindshëm 4:0 ndeshjen e parë në Ohër (terreni në Tetovë ishte i pezulluar), ndërsa në ndeshjen kthyese në Tetovë kuqezinjëve u mjaftoi barazimi 1:1 për të eliminuar rivalin lokal. Të dyja ekipet kanë fituar nga një herë trofeun e Kupës, ndërsa Shkëndija është në kërkim të finales së tretë të njëpasnjëshme dhe të pestën në historinë e klubit. /infokusi.com
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...