Lajme

Deputetët e LDK-së nga Prizreni nisin fushatën për zgjedhje parlamentare

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 07 April 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës duket se e ka marrë seriozisht nisjen e fushatës që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kësisoj, ata sot, i kanë nisur takimet e tyre duke zgjedhur komunën e Prizrenit.

Shumë zyrtarë të partisë së Isa Mustafës, e kanë zhvilluar sot një takim në Prizren.

“Aty ku bëhet Kuvendi, n’Prizren për fitoren e LDK-së”, ka shkruar në Facebook, deputeti i kësaj partie Armend Zemaj.

-Advertisement-

Ky subjekt politik së fundmi e bëri të qartë pozicionimin e tyre karshi qeverisë Haradinaj. Thanë se këtë javë do t’iu bëjnë ftesë të gjitha partive politike që të dakordohen se kur të mbahen zgjedhjet.

Në të kundërtën LDK është shprehur e gatshme që të nis mocion mosbesimi dhe ta rrëzojë koalicionin qeverisës nga pusheti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera