BERZH do mbështes Kosovën në disa fusha
Autori: Gazeta inFokus
15:15 | 06 April 2018
Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), do të mbështes Kosovën në sektorin privat, ekonominë e gjelbër dhe infrastrukturë.
Kështu u tha në takimin trepalësh në mes Qeverisë së Kosovës, zyrtarëve të BERZH-it dhe kryetarëve të komunave të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha marrëdhënia me BERZH-in është garancë se projektet e komunave do e shohin dritën .Haradinaj garantoi krerët e komunave se do të kenë përkrahjen e Qeverisë për realizimin e projekteve të tyre.
Gjatë këtij takimi trepalësh kreu i ekzekutivit tha se pas takimit të sotëm do filloj një etapë e obligimeve në mes institucioneve të vendit dhe BERZH-it.

Shefi i Zyrës së BERZH-it në Prishtinë,Neili Taylor tha se BERZh është i gatshëm të bashkëpunojë me Kosovën.

Sipas tij BERZH në Kosovë ka prioritet sektorin privat, ekonominë e gjelbër dhe infrastrukturën.
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në këtë takim i ka paraqitur dy projekte për BERZH-in, pasi që ato nuk mund të realizohen me buxhetin e komunës.
Projektet e paraqitura nga Laldrovci janë ai i trajtimit të ujërave të zeza, dhe grumbullimit për ujë të pijes për 40 mijë banorë që do vendoset në fshatin Vërbovc.
Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini kërkoi nga BERZH-i financimin e katër projekteve infrastrukturore që do lehtësonin qarkullimin e kësaj ane.
Sipas Gjinit disa nga këto projekte janë ajo e rrugës që lidh Gjakovën me Deçanin, pastaj rruga prej Lipovecit në Goden dhe rruga nga Meja në Cermjan.
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Gazmend Abrashi, ka përmendur disa nga projektet që do të financohen nga BERZH, siç është unaza e rrethrrotullimit të Prishtinës, 9 projekte që kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave të zeza në Prizren ,Skenderaj, Drenas, 2 projekte për ndërtimin e sistemit të ujitjes, tri projekte për rregullimin e shtretërve të lumenjve, studimi i fizibilitetit për aeroportin në Gjakovë, 3 projekte për energjinë prodhuese me erë,etj./KosovaPress/

T� tjera
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...






























