Sport

Ja çfarë thotë Gojani pas barazimit me Drenicën

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 04 April 2018

Vëllaznimi ka barazuar 1:1 në ndeshjen në udhëtim te Drenica, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Me këtë rezultat, skuadra gjakovare e ka bërë një hap të madh drejt finales, duke marrë parasysh se ndeshjen e kthimit (më 18 prill) e zhvillon para shikuesve të saj.

Lexo edhe: Ja kur do të mbahen testet fizike për gjyqtarë

Trajneri i Vëllaznimit, Arsim Gojani, është shprehur i kënaqur me atë që tregoi skuadra e tij në ndeshjen e sotme. “Jam i kënaqur me paraqitjen që e patëm sot në Skenderaj. U treguam të kujdesshëm, të durueshëm të qartë në synimin tonë. Po ashtu, e shënuam golin në momentin e duhur, gol i cili gjithsesi na mundëson të jemi më të qetë në ndeshjen e kthimit”, ka thënë Gojani për Super Sport.

-Advertisement-

Lexo edhe: Drenica – Vëllaznimi, ky është rezultati final

Ai ka shtuar se skuadra e tij do të luftojë në të dyja frontet dhe shpreson të arrijë synimet e saj. “Ne kemi obligime në të dyja frontet dhe realisht ndeshjet e Kupës po na marrin shumë energji. Sidoqoftë, do ta japim maksimumin në secilën garë dhe shpresojmë t’i arrijmë synimet tona”, ka shtuar Gojani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera