Lajme

Mali i Zi do ta anuloj njohjen e pavarësisë së Kosovës?

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 01 April 2018

Kandidati i opozitës për president të Malit të Zi Marko Milaçiq, thotë se nëse ai bëhet president, do të insistojë në anulimin e vendimit të për njohjen e Kosovës.

Milaçiq siç transmetojnë mediat në Mal të Zi, në një tubim në Berane ka thënë se Qeveria malazeze manipuloi popullin e vet për këtë çështje, shkuran Danas

E njëjta gjë, sipas mendimit të tij, u zhvillua në rastin e futjes së sanksioneve kundër Rusisë dhe hyrjes në NATO.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen më 15 prill ku do të garojnë shtatë kandidatë.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera