Lajme

Asociacioni s’mund të themelohet njëanshëm

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 29 March 2018

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ka bërë me dije se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të themelohet njëanshëm.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Ferati ka thënë se paralajmërimi i Listës Serbe, se asociacionin mund ta themelojë pa miratimin e institucioneve të Kosovës, është i gabueshëm.

Sipas tij, këto sjellje të Listës Serbe mund ta dëmtojnë frymën e dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

-Advertisement-

Ferati u ka bërë thirrje partive shqiptare për unitet rreth temave të mëdha që e presin vendin, edhe në rastin e tanishëm të themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera