Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për mësimin e gjuhës frënge

Autori: Gazeta inFokus 07:21 | 29 March 2018

Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Administratës Publike dhe Ambasada e Francës në Kosovë do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëkuptimit për bashkëpunim në  “Avancimin e Mësimit të Gjuhës Frënge për Zyrtarët e Lartë të  Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkëpunimit në Fushën e Aktiviteteve për Promovimin e Frankofonisë në Kosovë”.

Nënshkrimi i Marrëveshjes do të bëhet nga Behgjet PACOLLI, Zëvendës Kryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të  Jashtme, Mahir YAGCILAR, Ministër për Administratë Publike dhe  Didier CHABERT, Ambasador i Francës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera