Rozë

Supermodelja kundër Donald Trump

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 26 March 2018

Që nga koha kur u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është përballur me kritika të shumta.

Kritikave për politikat e ndjekura të Trump, i janë bashkuar figura të njohura, të cilat kanë ndikim të jashtëzakonshëm tek të rinjtë e SHBA.

Këtë fundjavë në SHBA, qytetarët zhvilluan një marshim kundër dhunës me armë me sloganin “Marshojmë për jetët tona” , së cilës iu bashkuan artistë të njohur të Hollywood.

-Advertisement-

Një ndër to, ishte supermodelja Kendall Jenner, e cila së bashku me miqtë e saj iu bashkua marshimit.

Ajo çfarë ra në sy ishte xhaketa e veshur nga supermodelja, pas së cilës ishte stampuar një fotografi e Presidentit Trump me mbishkrimin “Zot na ruaj, ai nuk është presidenti im”.

Por Kendall nuk ishte e vetmja që iu bashkua marshimit.

Artistë si, Jennifer Lopez, Miley Cyrys, etj. gjithashtu shprehën mbështetjen e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera