Lajme

Thaçi nis veprimet për themelimin e Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 26 March 2018

“Urdhrin” për nisjen e angazhimeve rreth themelimit të Asociacionit, të cilin kishte paralajmëruar ta japë Qeveria, e ka dhënë presidenti Hashim Thaçi.

Vartës të tij kanë thënë se të hënën (sot) fillon puna për themelimin e Asociacionit, për të cilin Gjykata Kushtetuese ka konstatuar shkelje në të shtatë kapitujt e Marrëveshjes së gushtit të vitit 2015, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarët e Qeverisë dhe presidenti kanë premtuar se “frymën” e Kushtetutës do ta kthejnë në statut.

-Advertisement-

Ky përcaktim vjen pas takimit të fundjavës së kaluar mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij Aleksandër Vuçiq. Ky i fundit, sikurse zyrtarët e tjerë të Serbisë, vazhdimisht është ankuar se Kosova po e mban peng themelimin e Asociacionit.

“Kapja” e procesit të dialogut nga Thaçi nuk e ka shqetësuar Qeverinë e udhëhequr nga Haradinaj. Por opozita dhe analistët e konsiderojnë qëllimkeqe përpjekjen e Thaçit për t’u faktorizuar në dialog.

Derisa në Qeverinë e Kosovës nuk kanë treguar se kur do ta ndezin “dritën e gjelbër” që ekipi menaxhues të nisë draftimin e statutit, në Presidencë kanë thënë se kjo do të ndodhë qysh sot (e hënë).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera