Sport

Odise Roshi: Për mua është krenari të jem kapiteni

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 25 March 2018

Skuadra përfaqësuese shqiptare e futbollit pas seancës së paraditës në “Tropikal” ku trajneri u ndal gjatë te ana taktike me ekipin, vijoi me programin e saj mediatik, shkruan infokusi.

Si përherë, përpara çdo ndeshjeje këtë të djelë përpara mediave dolën trajneri i skuadrës Christian Panucci, së bashku me kapitenin e skuadrës për këtë miqësore, Odise Roshi.

Sipas rregullit vënë nga tekniku, për më shumë prezenca në fushë, kapiten i ekipit kombëtar për sfidën e nesërme do të jetë Odise Roshi, i cili theksoi:

-Advertisement-

“Nuk jam i surprizuar, për mua është krenari të jem kapiteni. Këtu është vënë një rregull, kush ka më shumë ndeshje, do të jetë kapiteni i ekipit Kombëtar. Jemi një grup shumë i mirë për momentin. Norvegjia ka një ekip simpatik. Ka lojtarë agresivë dhe që sulmojnë. Por, edhe ambienti ynë është shumë i mirë. Duhet të japim 100% nesër. Duhet të tregojmë një forcë të madhe. Për mua gjithmonë më mirë është loja e sulmit. Të fitosh, duhet të mbrohesh, e më pas edhe të sulmosh. Elementet e rinj të ardhur në skuadër, kanë kualitet shumë dhe kjo shton konkurencën e cila na shërben”,- theksoi Roshi.

Skuadra me stërvitjen e sotme të paradites ka mbyllur edhe seancat përgatitore në “Tropikal” dhe këtë pasdite niset drejt Elbasanit. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera