Lajme

Haradinaj mëton rregull, nuk shkohet në BE si t’ia do kujt qejfi

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 23 March 2018

“Nuk është mirë që në institucione të BE-së non stop të ketë vizita prej ministrive tona pa ndonjë koordinim të mirëfilltë”, tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kërkoi që tash e tutje vizitat në Bruksel nga ministritë të bëhen në koordinim me MPJ-në dhe atë të Integrimeve.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë tha se menjëherë pas ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, është duke u punuar për korrigjimin e saj. Ndërsa, sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Haradinaj tha se nuk ka pasur rast deri tash të merret me të.

Haradinaj po ashtu ka shpreh shqetësimin edhe për ndërprerjen e energjisë elektrike, të cilën e parashtroi në mbledhje të qeverisë para anëtarëve të kabinetit.

-Advertisement-

“Dje kam takuar Komisionin Shtetëror për Shënjimin e kufirit , Komisionin e Kosovës të kryesuar nga z. Bulliqi. Kemi biseduar me ta jemi në përgatitje gjithë materies për korrigjim që është e mundshme dhe e nevojshme . Kam marrë edhe urimet prej kryeministrit të Malit të Zi dhe besoj që në etapat e ardhshme kohore pikërisht në atmosferën e mirë në vullnetin e mirë politik do ta zgjidhim pjesën e mbetur. Po përgëzoj për arritjen e marrëveshjes për demarkacion, pra ratifikimin. Një proces jo i lehtë në raste të caktuara i dhimbshëm . Por mëse i domosdoshëm me ec vendi më tutje. Edhe e kam përsëritur disa herë, është ruajtur e drejta në territor , nuk e kemi nxjerrë ende territorin, por është ruajt e drejta në territor “, citon KosovaPress Haradinajn.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar strategjinë Kundër Korrupsionit për 2018- 2022 .

Haradinaj ka kërkuar nga kabineti qeveritar që vizitat që bëhen në Bruksel nga Ministritë të bëhen në koordinim me MPJ-në dhe atë të Integrimeve.

“Nuk është mirë që në institucione të BE-së non stop të ketë vizita prej ministrive tona pa ndonjë koordinim të mirëfilltë . Pra edhe mund të kemi keqkuptime në porosi, mund mos t’i dimë informatat e sakta, temat, mund të ndodhë ndonjë konfuzion “, tha Haradinaj.

Pas mbledhje së Qeverisë Haradinaj doli në konferencë ku u pyet edhe për skandalin me mish.

Ai tha se çështja e mishit është duke u trajtuar në instanca të larta ekzekutive.

“Çështja veç është ngritë në instancat ekzekutive, por nuk kemi bërë një panik më të madh publik. Por në instancat ekzekutive po. Por nuk e kemi bërë një alarm të më të madh.. po në instancat e punës së zbatueshmërisë po . Edhe besoj edhe mund të japim informata më detaje se çka po ndodh. Po gjitha instancat ato të hetuesisë, policisë të AVUK-ut janë në funksion”, tha Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera