Zvonimir Boban: Do të godisja përsëri një polic, ne ishim duke jetuar në ferr (VIDEO)
Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 23 March 2018
Ish futbollisti i famshëm kroat Zvonimir Boban është njëri nga njerëzit më me ndikim në Shtëpinë e futbollit Botëror FIFA. Ish futbollisti i Dinamos së Zagrebit është këshilltar i Gianni Infantino për çështjet e futbollit dhe si i tillë ai ishte interesant për mediat braziliane, të cilët bën një intervistë të plotë me kroatin, shkruan infokusi.
Kupa e parë botërore që ju ka mbetur në mendje?
“Ndeshja ndërmjet Jugosllavisë dhe Zair e cila është mbyllur me rezultatin 9-0, në vitin 1974. Mbaj mend finalen, dhe golin e Gerard Miller në fitoren e Gjermanisë ndaj Holandës 2-1. Isha vetëm gjashtë vjeç. Mbaj mend shumë lojtarë të mëdhenj, si Beckenbauer apo lojtarët e Jugosllavisë Djajic dhe Buljan”
Kush ishte idhulli juaj i fëmijërisë?
“Unë nuk kam një idhull të caktuar, Maradona ishte favoriti im, Ziko ishte një lojtar mbresëlënës apo Platini … Unë kam qenë gjithmonë i lidhur me numrin 10. ”
Cila është kujtimi i juaj më i mirë në kampionatin botëror 1998?
Logjikisht, momenti kur fituam medaljen e bronzit. Dhe më e keqja është se unë kam qenë fajtor për golin e barazimit ndaj Francës në gjysmëfinal të cilin takim e humbëm në fund me rezultatin 2:1. Katër ditë pas kësaj, u kthyem në fushë dhe fituam Holandën me rezultatin 2-1 për ta fituar medaljen e bronztë.”
Çfarë mendoni për Kampionait botëror në vitin 1990 dhe 1994, ku ju nuk mund të luani për arsye të ndryshme?
Në vitin 1990 unë nuk mund të luaja për arsye personale, Jugosllavia luajti mirë në Kupën e Botës, lojtarët e brezit tim si Jarni dhe Prosinecki luajtën mirë, por në çerekfinale hmbën nga Argjentina.”
Dhe në vitin 1994?
Ishte më e keqja, ishte kohë e luftës. Unë e pashë nga Italia triumfin e Brazilit. Unë u ndjeva keq për shokët e mi të Milanit që humbën në finale.
Në vitin 1990, flitej për “një goditje që filloi luftën” …?
“Nuk isha vetëm unë, shumë njerëz ishin me mua në atë moment historik për Kroacinë. Unë isha një nga pesë mijë të rinj që bënin të njëjtën gjë. Por unë isha numri dhjetë, kapiteni i Dinamo nga Zagrebit. Unë nuk bëra asgjë më shumë se të tjerët. Ishte një ngritje kombëtare pasi jetonim në një regjim të tmerrshëm, ferr. Ishte një dëshirë për liri. A do të bëja të njëjtën gjë përsëri? Gjithmonë! ”
Jugosllavia gjithmonë kishte lojtarë të shkëlqyer dhe fitoi Kampionatin Botëror U-20 në vitin 1987. Çfarë mungonte prej saj për t’u bërë kampion botëror?
Nuk e di. Kroacia ishte afër 1998. Problemi që kishin përfaqësueset e vogla nuk ishin prezent te Kroacia, Ata mendojnë se kanë bërë tashmë diçka, dhe nuk mendojnë për qëllimin final. Kjo mund të ketë ndodhur në Jugosllavi.”, ka përfunduar inbtervista e yllit kroat, Zvonimir Boban. /infokusi.com
https://www.youtube.com/watch?v=59v_RRIkMPM
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...