Lajme

Selimi: Deputetët po e shesin territorin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 20 March 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendit ka thënë se deputetët po e shesin territorin e Kosovës

“Unë i kam dëgjuar nga kolegët deputetë që kanë thënë se nuk falim territor por harruam ti pyesim a e shesin atë”, ka thënë Selimi.

Selimi gjithashtu ka  kritikuar deputetët e AAK-së që ndryshuan qëndrim për demarkacionin.

-Advertisement-

‘Unë mund ta kuptojë qëndrimin e PDK-së për demarkacionin sepse ishin pro rij që nga fillimi, mund ta kuptoje edhe LDK-në por nuk mund ti kuptojë ata me të cilët protestuam dje si ndërruan qëndrimin kaq shpejtë”, ka thënë Selimi.

Për të katërtën herë Kuvendi i Kosovës po bëjë përpjekje të bëjë ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera