Lajme

Qeveria e Kosovës heziton për hapjen e Zyrës doganore në Portin e Durrësit

Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 19 March 2018

Edhe pse operimi i Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit ishte paraparë që të fillonte në dhjetor të vitit të kaluar, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kjo, pasi Qeveria e Kosovës ka hezituar që të hapë një zyre doganore, përmes së cilës mallrat që kanë destinacion Kosovën do t’i kryenin procedurat doganore në Portin e Durrësit, shkruan sot Koha Ditore.

Arsye për zvarritjen e këtij projekti, sipas Qeverisë së Kosovës, janë implikimet buxhetore që ka ky projekt.

-Advertisement-

Ndërsa në Qeverinë e Shqipërisë kanë thënë se e kanë kryer pjesën e tyre dhe në momentin që Qeveria e Kosovës vendos për ta hapur zyrën, ajo brenda një jave do të hapet.

Në Qeverinë e Kosovës kanë thënë për gazetën se janë të përkushtuar që këtë proces ta rrumbullakojnë në kohë optimale, por nuk kanë dhënë detaje më shumë rreth tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera