Ramadani e nis keq aventuren te Shkupi
Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 18 March 2018
Zekirja Ramadani nuk bëri një debutim të mirë në bankinën e FC Shkupit, pasi skuadra e tij në ndeshjen e fundit të javës së 24-të u mund me rezultatin 0:2 nga fenerxhiu, Skopje, njofton “infOSport.mk”.
Një gjë të tillë me siguri se nuk e kishte pritur askush para fillimit të këtij takimi, mirëpo duke ju referuar vetë ndeshjes, ku pamë një skuadër krejtësisht anemike dhe jo të interesuar për gol të FC Shkupit, atëherë epilogu përfundimtarë i këtij takimi nuk kishte se si të jetë ndryshe. Një gjë të tillë pranon edhe vetë strategu shkupjan, i cili thotë se do të analizojnë mirë këtë disfatë.
“E dija që do të jetë një ndeshje e vështirë kjo e sotmja ndaj Skopjes, skuadër kjo e cila gjatë ndeshjeve të stinorit pranveror vërtetë kishte arritur rezultate të mira, mirëpo të jem i sinqertë as që e mendoja se futbollistët e mi do të jenë kaq anemik në fushën e blertë, pa asnjë dëshirë për të triumfuar. Kundërshtari arriti që të realizojë nga dy goditje, ndërsa më pas e kishim të vështirë që të ktheheshim në lojë pas atij rezultati 0:2. Mirëpo gjithsesi se do të bëjmë një analizë të mirëfilltë për këtë lojë shumë të keqe. Nuk e kam të qartë se pse futbollistët nuk kishin motiv, edhe përkundër faktit se gjatë gjithë ndeshjes ata kishin përkrahjen e tifozëve, “Shvercerat”, të cilët shfrytëzojë rastin që ti falënderojë” – tha Ramadani pas përfundimit të ndeshjes në Gostivar ndaj Skopjes.
Shkupi nuk arriti që të shfrytëzojë rastin e dhënë që të shkëputet ndaj dy skuadrave tjera Akademia Pandevit dhe Rabotniçkit, me të cilat skuadra për momentin ndajnë pozitat 4, 5 dhe 6 me nga 29 pikë të tubuara.
Për shkak ndeshjeve të përfaqësueses së Maqedonisë më 23 dhe 27 mars kundër Finlandës dhe Azerbajxhanit, pason pushim dy javor, që do të jetë i mirëseardhur për trajnerin Ramadani, që të njihet edhe më mirë me futbollistët që ka në skuadër.
Të tjera
-
Kurti takohet me kryeministrin kroat, flasin për Banjskën e dialogun me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me kryeministrin e Kroa...
-
Peci merr zemër, i fton në debat “dorë për dore” të gjithë ish-ministrat e Bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u ka bërë thirrje publike të gjithë ish-mini...
-
Sveçla pas aksionit në Pejë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Njësitin e Antidro...
-
Rama në Asamblenë e OKB: Kosova, pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar
Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Për...
-
Abdixhiku viziton një familje në Krushevë të Klinës, thotë se do mbulojnë të gjitha shpenzimet për vitin e parë për të gjithë fëmijët
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizi...
-
AGK dënon ashpër sụlmin e Kurtit ndaj mediave, tha se paguhen nga regjimet e kaluara
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti li...
-
Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShB...
-
Largimi i veturave të braktisura, Rama: Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës
Në kryeqytet po vazhdon aksioni nga inspektorati për largimin e veturave të b...
-
Persona të maskuar sulmọjnë kryetarin e FFM-së Muamed Sejdinin
Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muamed Sejdini, është sulmuar...
-
Reagime pas ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian
Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drej...
-
Ish-kryeministri: Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit në qeverinë e ardhshme
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avd...
-
Arrestohet në Gjilan i dyshuari për 16 mashtrime
Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka ...