Minxhozi: Kosova më së shumti eksporton në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus
10:24 | 18 Mars 2018
Shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri, nuk janë të kënaqeshe, por janë në rritje. Pavarësisht pengesave burokratike që mund të ndodhin, Kosova ka shifrën më të lartë të eksportit në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Kurse, Odat tregtare duhet të hartojnë politikat ekonomike.
Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili ka shtuar se sa i përket eksportit, Kosova e ka destinacion kryesor Shqipërinë.
“Janë realizuar 200 milionw euro shkëmbime tregtare në gjithë fushën e bashkëpunimit. …Ku 150 milionw euro Shqipëria ka eksportuar në Kosovë dhe Kosova ka eksportuar 50 milionw euro. Natyrisht kjo është një shifër e mirë por prapë ne jemi të pa kënaqur sepse edhe eksportet e Shqipërisë në Kosovë mund të ishin më të mëdha, edhe anasjelltas. Shqipëria si eksportuese në Kosovë zë vendin e 6-të ose të 7-të. Janë vendet të tjera që kanë më tepër eksporte por nga ana tjetër, Kosova e ka destinacionin kryesor Shqipërinë për eksport. Të gjitha vendet e rajonit që rrethohet Kosova nuk eksportojnë të gjitha së bashku eksportet e Kosovës janë më të vogla se sa bëjnë me një vend të voglës që quhet Shqipëri”, tha Minxhozi.
Ai po ashtu ka thënë se është mirë që para se të bëhen analizat, të dihet fakti që në Shqipëri ka produkte kosovare që kanë zënë tregun, por thotë se cilësia është ajo që e shet produktin.
“Një produkt i mirë shet vetën. Nuk do të hy të bëjë reklamë por kompanitë e birrës, verës të Kosovës janë shumë të suksesshme në Shqipëri dhe Shqipëria merr më tepër verë, merr më tepër birrë se sa që merr nga i gjithë rajoni vetëm nga Kosova. Ka në fushën e mineraleve, në fushën mbetjeve, hekurishteve, Shqipëria është destinacion shumë i rëndësishëm për Kosovën”, tha Minxhozi.
Minxhozi shtoi se ka burokraci por mendon që të gjendet një zgjidhje. Sipas tij, Odat ekonomike, ajo e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të bëjnë politikat ekonomike në mënyrë që t’i paraqesin dy qeverive.
“Ka burokracira që herë pas here kompanitë e Kosovës ankohen për kompanitë si motra në Shqipëri apo autoritete fiskale në Shqipëri, natyrisht ky është proces që kemi të bëjmë me konkurrencën, me një sërë problematikash pa hequr neglizhenca, shtetërore që mund të jenë në të dyja anët e kufirit …Por ajo që mendoj unë që kemi të bëjmë me një trend pozitiv dhe mënyrë që ne të fashisim problematikën që është, unë do të thoja Odat Ekonomike, institucionet komerciale, si të Shqipëri dhe Kosovës duhet të ulen bashkë njëra me tjetrën për të hartuar politikat zhvillimore për ta bërë këto prezent edhe qeverive përkatëse për të bërë edhe ndryshimet legjislative”, tha Minxhozi.
Minxhozi po ashtu ka treguar se edhe marrëveshjet e arritura mes dy qeverive janë në rrugë të mbarë.
”Ne duhet të bëjmë çështje e mundur që këto vështirësi të ulen. Krijimi i pikës së përbashkët doganore që mendoj që do të bëhet brenda muajit prill. Do të sheshoj shumë gjëra për të ofruar pastaj edhe praktikat e përbashkëta që të ketë më pak burokraci dhe më tepër shkëmbime“, tha Minxhozi.
Ai shpreson që kjo të ndodhw dhe procedurat burokratike në një të ardhme të afër të largohen.

T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...


































