Sport

Lorik Boshnjaku flet para sfidës kundër Drenicës

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 16 March 2018

Drenica dhe  Prishtina takohen në kuadër të javës së 24-të në Vala Superligën e Kosovës, shkruan infokusi.

Kjo përballje zhvillohet nesër (e  shtunë) në stadiumin “Bajram Aliu”, në Skenderaj me fillim nga ora 14:00.

Lorik Boshnjaku para kësaj sfide është shprehur optimist.

-Advertisement-

“Së pari, megjithëse mendoj se kisha paraqitje mjaft të mirë me Trepçën ’89, ende nuk jam në qindpërqindëshin tim, por po mundohem të jap maksimumin për ekipin pasi e di që iu nevojitem dhe kanë nevojë për mua duke u munduar t’ia shpërblej besimin e trajnerit. Ndërsa sa i përket ndeshjes me Trepçën ’89 tani më është ndeshje e harruar që mbetet mbrapa kështu që tani gjithë fokusin e kemi në përballjen me Drenicën e ku na pret duel i vështirë, sidomos kur e dimë që e kanë terrenin e rënduar. Por, sidoqoftë ne shkojmë vetëm për fitore dhe me angazhim maksimal të gjithsecilit kemi me arritur atë për çfarë shkojmë atje”, ka thënë mesfushori i cili gradualisht po rikthehet në formën e tij optimale, Lorik Boshnjaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera