Lajme

Kadri Veseli- Albin Kurtit: Veç për këtë çështje pajtohem me ty

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 16 March 2018

Kadri Veseli ka thënë se ekziston vetëm një çështje me të cilën pajtohet me Albin Kurtin. Veseli ka deklaruar ne kuvend se pajtohet me Kurtin se politika e ka dërguar Astrit Deharin në vdekje, por që sipas Veseli është Albin Kurti fajtor për këtë.

“Mirë është që është thirrë seanca, është mirë me bë debat. Qytetarët e duan të vërtetën, prindërit e Astritit e duan të vërtetën, të dimë a ka dorë shteti, apo është diçka tjetër, përgjegjësi politike ose njerëzore.

Nuk ka çmim, nuk ka mjet, veprim, vendim, që nuk jemi të gatshëm me marrë me shku te e vërteta. Të gjithë bashkë duhet ta pranojmë përgjegjësinë edhe rezultatin.

-Advertisement-

Para foltores po bëhen akuza që nuk janë të mira. Pushteti nuk është gjithçka kur e mposht etikën dhe qëllimin. Pajtohem me Albinin për një çështje. Politika e ka quar në vdekje. E kam frikë se është politikë e paftyrë, që veq pushtetin e don. Politikë që je tu e promovu ti Albin Kurti” ka thënë Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera