Sport

Jurgen Klopp ka një mesazh për Man Cityn

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 16 March 2018

Jurgen Klopp është shprehur  i lumtur me kundërshtarin e çerekfinales, Manchester Cityn.

Shorti ka hedhur përball Liverpoolin dhe Manchester City. Sfida e parë do të luhet në “Anfield” të mërkurën e 4 prillit, kurse ajo e kthimit të martën e 10 prillit në “Etihad”.

“E kam thënë edhe më parë dhe është ende e vërteta. Është gjithmonë e zakonshme se ju do të keni në short të afërmin tuaj, pak a shumë, por të jem i sinqertë, është gjithçka në rregull”, u shpreh Klopp.

-Advertisement-

“Është gjithmonë siç ka qenë, pranojmë cakto që na cakton shorti dhe tani është Manchester City, kështu që le të shkojmë”, shton ai.

“Kemi humbur njëherë dhe kemi fituar një herë kundër tyre në Ligë, nuk mendoj se ata mendojnë se më e mira që mund të kishin marrë nga ky short është Liverpooli”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera