Sport

Në këtë qytet do të ndërtohet një fushë ndihmëse e futbollit

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 15 March 2018

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj është takuar sot me zëvendësministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Mazreku, për planifikimin e ndërtimit të një fushe ndihmëse të futbollit.

Në kuadër të realizimit të projekteve në Komunën e Klinës, në këtë takim është njoftuar se planifikohet ndërtimi i një fushe ndihmëse të futbollit, e cila përveç KF “Dukagjini” do të ishte në shërbim edhe të grupmoshave tjera të futbollit.

Zëvendësministri, Mazreku, njoftoi se sivjet janë planifikuar të ndërtohen 12 fusha ndihmëse për ekipet në Superligën e Kosovës, ndërsa vitin e ardhshëm për ekipet që bëjnë gara në Ligën e Parë të Kosovës.

-Advertisement-

Në takim është biseduar për ndërtimin e Qendrës Rinore, Zonën arkeologjike në Dresnik, mbështetjen e klubeve, ndërtimin e fushave sportive në shkolla dhe Festivalin “ I këndojmë lirisë”, që mbahet çdo vit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera