Sport

Josa flet pas barazimit ndaj Trpeçës ’89

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 14 March 2018

Trajneri i Prishtinës është shprehur i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij dhe duke u bazuar në atë që treguan futbollistët, i kënaqur me pikën e fituar, raporton infokusi.

“Duhej të ishim më të kujdesshëm, sidomos kur ndryshuam vendosjen në gjysmën e pjesës së parë, por nuk u përgjigjëm si duhet. Po ashtu mundësitë në sulm i patëm të pakta, pasi Khalid nuk lëvizte në kohën e duhur për të kërcënuar portën e rivalit. Jam i kënaqur me punën e Hoxhës, pasi gjatë ndeshjes ndërroi tre-katër pozicione. Kur mbetëm me dhjetë lojtarë më tepër menduam të shkojmë për barazim, megjithëse mund të kishim shënuar me Khalid. Megjithatë, duke marrë parasysh se paraqitja nuk ishte fare e kënaqshme, duhet të jem i kënaqur që nuk humbëm ndeshjen. Nuk dua të përmend mungesat, sepse mungesa mund të kemi gjatë gjithë kohës, prandaj duhet të jemi të frskët, sepse jemi në një fazë kur nuk lejohen gabimet”, ka thënë Josa për Super Sport Kosova.

Ai ka theksuar se, përkundër faktit që në Pejë janë kushtet e mira, Prishtina e vëren mungesën e afërsisë së tifozëve, ndërsa ka mohuar mundësinë që futbollistët të kenë krijuar siguri se nuk mund t’ua marrë askush titullin e kampionit. “Duhet t’i respektojmë rivalët, jemi dy pikë para skuadrës së dytë, prandaj kampionati shumë i egër deri në fund”, ka theksuar Josa.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera