Brenda vitit 2017 në Kosovë janë importuar 40 milionë kg mish
Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 11 March 2018
Nëse shikohen shifrat e Doganës së Kosovës atëherë mund të krijohet përshtypja se kosovarët konsumojnë vetëm mish. Kjo pasi brenda një viti janë importuar hiq më pak se 40 milionë kilogram mish nga shtete të ndryshme të botës. Autoritetet përkatëse garantojnë se mishi kontrollohet por qytetarët janë të shqetësuar sidomos pas skandalit që doli në Belgjikë kur një kompani atje ka sjell mish të prishur në Kosovë dhe në vende të tjera të Europës Juglindore.
Brenda vitit të kaluar Kosova importoi 40 milionë kg mish të llojeve të ndryshme. Për një vit kosovarët konsumuan mish nga Brazili, Argjentina e Shtetet e Bashkuara, Holanda, Belgjika e vende të tjera.
Dogana e Kosovës deklaroi për RTK’në se sasia më e madhe është mish pule.
Ky institucion sqaroi se ata i kontrollojnë produktet e mishin në kuadër të tarifimit dhe vlerësimit të saktë. Kurse për cilësinë e importeve të mishit përgjegjës është Agjencioni i Ushqimit i Kosovës.
Ndërkohë kryeshefi i AVUK’ut, Valdet Gjinovci garanton se mishi që importohet kontrollohet nga inspektorët e kësaj agjencie.
Eksporti i mishit të prishur nga kompania belge Veviba në drejtim të Kosovës dhe vendeve të tjera të Europës Juglindore vazhdon të mbetet kryetemë e mediave belge.
Qytetarët në Kosovë thonë se janë të shqetësuar për atë se çfarë konsumojnë dhe kërkojnë nga shteti më shumë kontroll të ushqimeve, sidomos ato që importohen.
Në këtë situatë shitësit e mishit thonë se është më mirë të konsumohet mall vendor.
Për herë të parë për mishin e prishur u dëgjua në vitin 2016 kur autoritetet kosovare paralajmëruan autoritetet belge se nga kompania Veviba ka mbërritur mishi i prishur.
Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit ka njoftuar s epo atë vit janë asgjësuar 20 mijë kg mish i prishur importuar nga mishtorja e Belgjikës Veviba.
Të tjera
-
E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijë dyshohet të jetë mbytur në Drin, gjendet 1 trup
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmij...
-
Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet...
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...