Arbër Zaimi: Shpendi u betua para varrit të Astrit Deharit se nuk do ta lëshojë kurrë Vetëvendosjen
Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 09 March 2018
Një prej figurave të rëndësishme të Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbër Zaimi ka zbuluar një detaj interesant për Shpend Ahmetin, gjatë një intervistë dhënë për ABC News.
Ai tha se zhgënjimi me largimin e Ahmetit nga Vetëvendosje është e madhe. Sipas tij, Kryetari i Prishtinës ishte betuar para varrit të Astrit Deharit se kurrë nuk do ta lëshojë Vetëvendosjen.
Arbër Zaimi ka goditur Shpend Ahmetin që dy ditë më parë dha dorëheqje nga gjitha funksionet brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
“Shpendi ka zhgënjyer thellësisht aktivistët tanë”, deklaroi Zaimi për televizionin tiranas, ABC News.
Ai shtoi se është e çuditshme kjo dorëheqje, pasi sipas tij, Shpend Ahmeti kishte dhënë garanca publike se nuk do të vepronte kurrë kështu.
“Z. Ahmeti para disa muajsh ishte betuar para varrit të aktivitetit Astrit Dehari se nuk do ta braktiste kurrë Vetëvendosjen”, tha ai.
Arbër Zaimi shtoi se i mbetet tashmë Lëvizjes Vetëvendosje se si do të veprojë; a do të dalë në opozitë në Komunën e Prishtinës apo si të veprojë me tej.
Ai ka zhvlerësuar politikisht nismën e Ahmetit dhe të tjerëve që pritet të formojnë një parti të re politikë.
“Unë nuk besoj se këta që po dalin mund ta dëmtojnë elektoralisht Vetëvendosjen. Kjo pasi që po të kishin ata peshën që pretendojnë që e kanë, do të garonin brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe z. Kurtit konkretisht”.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...