Sport

Super sulmuesi i Prishtinës flet pas kualifikimit në gjysëmfinale të Kupës

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 08 March 2018

Super sulmuesi i Prishtinës Drashko Bozhoviç është shprehur i lumtur me kualifikimin e skuadrës së tij në gjysëmfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, shkruan infokusi.

“Atmosferë e mirë e ndeshjes. Hymë në ndeshje ashtu siç e prisnim që Llapi të ishte agresiv 25 minutave të para dhe ne ishim përgatitur të mbroheshim edhe pse pësuam atë gol fatkeq para fundit të pjesës së parë që në fakt ishte eurogol i Dakut. Në pjesën e dytë provuam të luanim më mirë dhe të shënonim sa më parë çka edhe ia dolëm të siguronim shtesat. Pastaj sërish u ndëshkuam nga gabimi ynë, por në penallti patëm fat edhe pse unë nuk mendoj që janë krejt fat, sepse ne patëm qetësinë psikike, përgatitjen, sepse ne edhe dje kemi ushtruar penalltitë dhe pra kjo është produkt i punës tonë. Vazhdojmë me lojërat tona deri te arritja e qëllimeve tona”, është shprehur Sulmuesi i Prishtinës. /infokusi.com

Bozhoviç:
22 ndeshje – 7 gola (2 dopio);
3 gola në Superligë
4 gola në Digitalb Kupë

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera