Sport

Deklarata e Josës pasi eleminoi Llapin nga Kupa

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 07 March 2018

Prishtina është kualifikuar në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, pasi e eliminoi Llapin, në ndeshjen në të cilën fituesi u përcaktua pas gjuajtjes së penalltive. Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, është shprehur i kënaqur me formën që po e kalon skuadra e tij, megjithëse thekson se në ndeshjen e sotme duhej të ishte më e kujdesshme.

“Duhej të ishim më të kujdesshëm, sidomos në lojën shtesë, kur rezultati ishte 2:1, ndërsa ne e kishim edhe epërsinë numerike”, ka thënë Josa, duke shtuar se Prishtina nuk i pësoi golat vetëm për shkak të pakujdesisë së saj.

“Golat nuk pësohen vetëm për gabimet e skuadrës, por edhe për shkak të cilësisë së rivalit. Llapi ngulmoi dhe arriti të barazojë rezultatin, ndërsa penalltitë janë edhe çështje fati. Përparësia psikologjike ishte në anën tonë dhe jemi në gjysmëfinale”, ka theksuar numri një i bankinës bardhekaltër. Josa ka shtuar se nuk ka rëndësi se kush do të jetë rivali i Prishtinës në gjysmëfinale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera