Sport

Reagon skuadra e Skënderbeut

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 07 March 2018

Klubi korçar i futbollit nuk do të pajtohet me asnjë lloj dënimi nga UEFA, duke e kërkuar të drejtën deri në fund, në të gjitha hallkat e rejtësisë sportive.

Përmes një reagimi, juglindorët bëjnë me dije: “Klubi i futbollit “Skënderbeu”, duke marrë shkas nga lajmi i publikuar sot në shtypin e shkruar dhe mediat online, mohon hipotezat se kemi marrë garanci mbi një dënim 3-vjeçar.

KF Skënderbeu sqaron opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se ndryshe nga çfarë shkruhet, presidenti Takaj dhe stafi ndodhen në Shqipëri e jo në Zvicër. Nuk ka absolutisht një “marrëveshje”, ose garanci për një dënim 3-vjeçar. KF Skënderbeu dhe zyra juridike që përfaqëson klubin nuk do të pranojë asnjë marrëveshje, ose garanci, që dëmton klubin bardhekuq. Ju premtojmë që do kërkojmë dhe do të luftojmë deri në fund të këtij proçesi për pafajësinë absolute të klubit”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera