Murrizi, karakteristikat dhe vetitë shëruese
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 07 March 2018
Murrizi është një bimë e fortë me lule marsi të bardha si bora, që as bryma e akullt nuk i vyshk. Frytet e tij kanë cilësi qetësuese, zbusin gjendjen e ankthit dhe janë shumë të dobishme. Kjo shkurre vjeshtore me gjemba rritet ne vende të thara e me gurë, në shpatet e pyjeve me bung dhe ah.
Murrizi ndihmon në rastin e tensionit të ulët dhe të lartë të gjakut, pagjumësisë e nervozizmit. Preparatet nga kjo bimë janë të mira kundër aritmive të zemrës, ndikojnë si diuretikë të lehtë dhe reduktojnë stresin. Kjo bimë ndihmonë edhe në në shërimin e shtypjes së lartë të gjakut dhe ngërçeve të mitrës.
Ekzistojnë rreth 280 lloje të ndryshme, por karakteristika shëruese kanë murrizi i kuq dhe i bardhë. Lëvorja e murrizit ka ngjyrë të hirtë, ndërsa gjethet kanë tre ose pesë rremba. Fryti është i fortë me një farë te murrizi i bardhë ndërsa murrizi i kuq ka dy-tri fara. Murrizi i bardhë është lloji më i përhapur. Për shërim ose zbutje të problemeve të ndryshme përdoren lulet e thara, gjethet dhe fruti i pjekur.
Murrizi përmban shumë substanca shëruese, e më të rëndësishmet janë flavonoidet, të cilat gjinden më së shumti në lule dhe gjethe. Përmban edhe amine, katehinë dhe sterole. Frytet përmbajnë më shumë sheqer, acide organike, karetonoide dhe vitaminë C.
Shënimet e para për karakteristikat shëruese të lules së murizit janë bërë në shekullin e 14, ndërsa analizat kimike dhe farmaceutike kanë filluar në shekullin e 19. Ekspertët rekomandojnë që pas pesë deri në shtatë ditë terapi me murriz, të bëhet një pushim prej dy deri në tri ditë, sepse përdorimi i gjatë dhe i përditshëm i murrizit mund të shkaktojë mundim, madje edhe helmim.
Murrizi është bimë që i reziston shekujve dhe është e përshtatshme për gardhet ndarëse midis kopshteve, duke evituar ndërtimin e mureve me tulla.
Të tjera
-
Pritje deri në dy orë te Dheu i Bardhë
Deri në dy orë po presin qytetarët të hyjnë në Kosovë tek pika kufitare D...
-
Aleanca e lanson programin edhe në të lexuarin Braille, gjithëpërfshirja pa dallim!
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po dëshmon të martën para një gjykat...
-
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të shkëlqyer
Sot, zëvendës komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, kolonel ...
-
Regjisori turk planifikon film për Faton Hajrizin
Për Faton Hajrizin, i cili mori shumë vëmendje me ngjarjet e tij, në veçanti ...
-
Një pjesë e Ferizajt pa rrymë, KEDS-i thotë se ka mbingarkesë, kërkon nga qytetarët ta kursejnë rrymën
Qyteti i Ferizajt po përballet me reduktime të mëdha të energjisë elektrike. ...
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Gjykata Federale ka ndaluar dy deportime të kriminelëve në javët e fundit. Në...
-
PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe
Lista Serbe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP...
-
Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, i flet edhe për Kosovën
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin rus në Serbi, ...
-
Raportohet për zjạrr në ashenshorin e Kullës Eifel, evakuohen turistët
Është raportuar për zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, ku më pas janë evakuu...
-
Moscertifikimi nga KQZ- Lista Serbe ka 48 orë kohë të ankohet në PZAP, nëse rrëzohet rasti shkon në Supreme
Lista Serbe dje nuk u certifikua nga KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shk...
-
Djali i Fadil Fazliut: Të presim në Kosovën heroike që ti i dhe aq shumë nga vetja jote
Fahri Fazliu i ri, djali i Fadil Fazliut, që nga arrestimi i babit të tij i c...