Lajme

Arrestohen 4 persona në Turqi të dyshuar si pjestarë të ISIS

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 05 March 2018

Janë arrestuar katër persona të cilët dyshohet se janë pjestarë të grupit militant Shteti Islamik raportojnë mediat shtetërore në Turqi.

Të dyshuarit dyshohet se ishin pjesë e një sulmi të mundshëm ndaj ambasadës së SHBA-së në Ankara.
Ambasada e SHBA-së përmes faqes zyrtare ka njoftuar se me 5 mars do të mbyllet si shkak i një kërcënimi të papërcaktuar të sigurisë.

Të dyshuarit janë shtetas irakianë.

-Advertisement-

Dy prej të dyshuarve u arrestuan në një autobus kur po udhëtonin në një autostradë që lidh portin e Detit të Zi të Samsunit në Ankara ndërsa dy të tjerët u arrestuan në qytetin Samsun.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera