Deputetët: Projektligji për Prokurorin e Shtetit fuqizon kompetencat e kryeprokurorit
Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 02 March 2018
Kuvendi i Kosovës gjatë seancës së sotme ka bërë shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit. Ky projektligj nuk u vë në votim, pasi që për miratimin e tij duhen 61 deputetë dhe në sallë mungonin shumica e deputetëve.
Duke prezantuar projektligjin me ndryshime, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se ky projektligj ka për qëllim ngritjen e efikasitetit në shkallën më të lartë të sistemin që është Prokuroria.Ky projektligj, sipas ministrit të Drejtësisë është obligim i qeverisë që del nga agjenda evropiane e reformave dhe zbatimi i planit të MSA-së.
Në lidhje me këtë projektligj ka ngritur shqetësimet e saj LDK-ja . Deputeti Arben Gashit tha se fuqizimi i kryeprokurorit të shtetit mund të krijojë precedent për sjellje arbitrare. Sipas tij shqetësimet e LDK-së janë lidhur me kompetencat e kryeprokurorit që ka të drejtë të caktojë lëndë dhe prokurorët në Prokurorinë Speciale. Megjithatë Gashi shpreson se brenda dy leximeve do të ketë mundësi që Komisioni përkatës t’i shqyrtojë dhe përmirësojë ato vëretje që dha LDK-ja. Shqetësimin e njëjtë me Gashin e ka ngritur edhe deputeti i Nismës Bilall Sherifi.
Sipas tij fuqizimi i kryeprokurorit do të mund të dërgojnë në neglizhimin e detyrës kryesore që është menaxhimi i prokurorive. Projektligji për Prokurorin e Shtetit është përkrahur nga partitë parlamentare që janë në koalicionin qeverisës.
Të tjera
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...