Sport

Çka po ndodh te Arsenali?

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 01 March 2018

Sipas “The Sun”, lojtarët e Arsenalit kanë pasur një takim pa praninë e trajnerit Arsene Wenger për të dalë nga kriza në të cilën janë.

Mertesacker mësohet se ka qenë udhëheqësi i këtij takimi. Atmosfera në kampin e “Topçinjve” është e stuhishme, pas finales së “Carabao Cup”, të cilën Arsenali e humbi përballë Manchester City.

Mertesacker i ka paralajmëruar lojtarët se ata duhet të luajnë edhe për të shpëtuar Wenger. Yjet e skuadrës kërkuan më shumë përkushtim, ndërsa po përgatiten për tre muajt më të rëndësishëm të mbretërimit 21-vjeçar të Arsene Wenger në këtë klub.

-Advertisement-

Mertesacker, veterani i ekipit, i cili do të bëhet menaxher në fund të sezonit, ka apeluar që gjithsecili të shikojë pozicionin e vet, duke dhënë maksimumin. Wenger, 68 vjeç, është përsëri nën presion të madh përpara se të riorganizohet sonte kundër liderëve të Premier League, Manchester City, në “Emirates”.

Trajneri francez, i cili ka një kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm me Arsenalin, është ende pezull për të ardhmen e tij. Dje, ai tha: “Jam shumë i habitur që është një tërmet i tillë, edhe pse kemi humbur një finale. Ne i kemi marrë tifozët tanë për të shkuar në “Wembley” dhe për të fituar. Jam këtu prej 21 vitesh dhe kam respektuar gjithmonë kontratat e mia, prandaj jam shumë i habitur që më pyesni për këtë. Pozita personale është më e pakta e shqetësimeve të mia. Unë jam i habitur, sepse kam qenë këtu për 21 vite dhe e kam kthyer gjithë botën mbrapsht për të respektuar kontratat me Arsenalin. Vendimi se kur do të largohem ka qenë teknikisht gjithmonë i imi dhe kështu do të mbetet. Kjo është pjesë e punës sime”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera