Lajme

PDK shkon në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 01 March 2018

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , njëherësh zëvendëskryeministri i Qeverisë, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media ka bërë të ditur se PDK do të mbajë zgjedhjet e brendshme gjatë këtij viti në parti sipas një vendimi të fundit të marrë më mbledhjen e Kryesisë së Partisë, tranmseton Infokusi.com.

‘Si PDK kemi vendosur që në vitin 2018 ti mbajmë zgjedhjet në parti, një proces i cili do të filloj gjatë javëve të ardhshme dhe mund të mbyllet ne muajt e fundit në vitit 2018’, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë gjithashtu se në mbledhjen e Kryesisë u diskutua edhe për demarkacionin dhe PDK është e shqetësuar rreth zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës për këtë çështje.

-Advertisement-

‘Gjendja politike ne vend, ajo çfarë ka ndodhur dhe nuk ka ndodhur të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, jemi të shqetësuar meqë nuk ka pas vullnet politikë për përmbushjen e një kërkesë bazike për mundësimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët tanë’, ka shtuar Hoxhaj./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera