Sport

Vendimet e Komisionit të Garave

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 27 February 2018

Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 27.02.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 20-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.

-Advertisement-

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF ”Trepça ‘89”, Arsim Islami me nr ID 00989m75 (motivi – fyerje dhe sharje ndaj referëve te anulimi i golit në min e 69 për ekipin mysafir në ndeshjen KF Besa – KF Trepça ’89, e zhvilluar në Pejë me datë 24.02.2018) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.

2.Ndaj trajnerit ndihmës të portierëve, Enver Salihu me nr ID 001905m66 (motivi – fyerje dhe sharje ndaj referëve te anulimi i golit në min e 69 për ekipin mysafir në ndeshjen KF Besa –KF Trepça ‘89 e zhvilluar në Pejë me datë 24.02.2018) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.

3.Ndaj kryetrajnerit të KF “Besa” Valdet Shoshi (motivi – fyerje ndaj referëve pas pranimit të golit në min e 69 për ekipin mysafir në ndeshjen KF Besa –Kf Trepça ’89, e zhvilluar në Pejë me datë 24.02.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

4.Ndaj KF “Llapi“ (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes shkaku i hyrjes së udhëheqësit të tifozëve të KF “Llapi” në fushë, i cili me fjalë fyese dhe sharje i drejtohet referit anësor B.Morina si dhe hedhje të disa gurëve në drejtim të tifozëve të KF “Drita” në min 79 e cila pati ndikim në ndaljen e lojës përafërsisht 8-10min në ndeshjen KF Llapi – KF Drita, e zhvilluar në Podujevë me datë 25.02.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

5.Ndaj KF ”Drita” (motivi – hedhja e disa gurëve në drejtim të tifozëve të KF “Llapi” por kjo ka ndodhë pasi paraprakisht janë sulmuar me gurë nga shikuesit e KF “Llapi”) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.13 dt. 27.02.2018

Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 27.02.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Ligës së Parë për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 18-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj lojtarit të KF “KEK-u“, Besart Dushi me nr lic 10 dhe nr ID 000881M93 (motivi – goditje e lojtarit kundërshtar me shuplakë me qëllim në min e 90+ ne ndeshjen KF “KEK-u” – KF “Hajvalia“, e zhvilluar në Kastriot me date 24.02.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj ndihmës trajnerit të KF”Vushtrria”, Tahir Ademi (motivi – sharje dhe ofendime ndaj referit në min e 60 ku i njëjti u largua nga bankina në ndeshjen KF Vushtrria – KF Ferizaj, e zhvilluar në Vushtrri me datë 25.02.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj lojtarit të “Fushë Kosova”, Faton Rama me nr lic 10 dhe nr ID 00435m93 (motivi – kacafytje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Fushë Kosova – KF Kosova (P), e zhvilluar në Fushë Kosovë, me datë 24.02.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

4.Ndaj lojtarit të Kosovës (P), Gent Hyseni me nr lic14 dhe nr ID 003883M93 (motivi – kacafytje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Fushë Kosova – KF Kosova (P), e zhvilluar në Fushë Kosovë, me datë 24.02.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

5.Ndaj lojtarit te KF “Kika “ Atdhetar Latifaj me nr lic 34 dhe nr ID 005778M95 (motivi – gjeste të pa hijshme ndaj publikut vendas në ndeshjen KF Bashkimi (K) – KF Kika, e zhvilluar në Koretin me datë 25.02.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

6.Ndaj KF “Vushtrria” (motivi – dështim ne organizimin e ndeshjes ku pas përfundimit të ndeshjes një person i veshur me uniform të KF Vushtrrisë godet dhe sulmon referin  kryesor B.Gashi) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera