Sport

Valverde: I kënaqur nga barazimi në Londër

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 21 February 2018

Ka mbetur i kënaqur nga barazimi në Londër kundër Chelsea, Ernesto Valverde, trajneri i katalanasve.

“Nuk patëm shumë raste, besoj se barazimi ishte i merituar, edhe pse Willian na goditi në momentin tonë më të mirë”, u shpreh Valverde në përfundim të ndeshjes.

Për teknikun e katalanasve ekipi i tij hasi vështirësi për të thyer mbrojtjen e tejmbushur të bluve të Londrës.

-Advertisement-

“Për të mposhtur mbrojtësit e shumtë të vendosur nga Chelsea është e nevojshme të përdorim shpejtësinë dhe cilësinë e lojtarëve tanë. Por për këtë është edhe një ndeshje për t’u luajtur”, u shpreh Valverde.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy