Lajme

Aksident në Istog, vdesin tri femra

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 20 February 2018

Tri femra kanë vdekur në një aksident trafiku mbrëmë rreth mesnatës në në fshatin Baicë të Istogut, transmeton Imfokusi.com.

Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërsa kanë pësuar lëndime trupore shtatë persona, dy ngasësit dhe pesë pasagjer,  katër femra dhe një mashkull.

Viktimat fillimisht janë dërguar në  Spitalin e Pejës ku nga mjeku kujdestar konstatohet se dy viktima femra  janë pa shenja jete, ndërsa viktima e tretë femër ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë u lirohen familjarëve, transmeton Infokusi.com.

‘Fshati Baice,  Istog, më 19.02.2018-23:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ne mes te dy veturave civile. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën me targa lokale duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, aksidentohet me veturën tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësojnë të dy ngasësit dhe pesë pasagjer katër femra dhe një mashkull K-Shqiptar. Viktimat fillimisht dërgohen ne Spitalin e Pejës ku nga mjeku kujdestar konstatohet se dy viktima femra  janë pa shenja jete, ndërsa viktima e tretë femër ndërron jetë në QKUK-Prishtinë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë u lirohen familjarëve.’/INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera