Auto&Tech

Opel Combo, modeli i ri i PSA-së

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 19 February 2018

Pas Citroen Berlingo të ri, prezantohet edhe Opel Combo i ri, një model tjetër nga grupi PSA – më saktë një risi nga segmenti LAV (Leisure Activity Vehicles), i cili do të jetë në dispozicion me pesë ose shtatë ulëse.

Opel që nga viti i kaluar është pjesë e PSA Groupe (Peugeot, Citroen, DS, Opel dhe Vauxhall) dhe Combo i ri ka platformën e njëjtë sikurse Citroen Berlingo dhe Peugeot Partner – EMP2, Efficient Modular 2, transmeton Koha.net.

Prodhimi i këtyre modeleve të reja do të zhvillohet në fabrikën Vigo, në Spanjë, dhe Mangualde, Portugali, ku për ta në dispozicion do të jenë një numër i sistemeve të tërheqjes dhe sistemeve për ndihmë të shoferit.

-Advertisement-

Pavarësisht nga platforma, të tre këto modele dallojnë në mes veti në mënyrë vizuale, kështu Combo i ri për dallim nga Berlingo pjesën e përparme e ka më ndryshe. Versioni standard është i gjatë 4.4 metra dhe kapaciteti i bagazhit është 597 deri 2126 litra, ndërsa versioni me boshtin e rrotave të zgjatur është i gjatë 4.75 metra dhe bagazhi i tij është me kapacitet prej 850 deri 2693 litra.

Gjithashtu, PSA Groupe njofton se Opel Combo i ri do të vendosë standarde të reja në klasën e saj, pra do të jetë më ekonomike, ergonometrike si dhe do të ofrojë më shumë rehati dhe siguri.

Duhet theksuar se, ndër të tjera, Combo i ri do të vijë edhe me sistemin automatik të frenimit, sistemin për identifikim të shenjave të komunikacionit, sistemin për mbikëqyrjen e këndit të vdekur, sistemin për argëtim (infotainment) që ofron mbështetje për aplikacionin Android Auto, Apple CarPlay dhe MirrorLink.

Sikurse Berlingo i ri, ashtu edhe Combo i ri në gamën e motorëve do të ketë motorin benzinë 1.2-litër në version me kapacitet prej 110 dhe 130 kuajfuqi si dhe motorin dizel 1.5-litër me kapacitet deri në 130 kuajfuqi. Po ashtu, të dy këta motorë janë në kombinim me marshin manual prej gjashtë shpejtësive dhe automatik me tetë shpejtësi.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy