Sport

Kjo është kërkesa e Mirel Josës për lojtarët e tij

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 17 February 2018

Trajneri i Prishtinës Mirel Josa ka kërkuar nga lojtarët e tij që të jenë të përqendruar maksimalisht në përballjen e nesërme kundër Llapit, shkruan infokusi.

“U bë pothuajse një muaj e gjysmë që kemi filluar përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit dhe nuk mund të bësh shumë premtime. Premtimet mua më japin lojtarët në mënyrën se si sillën në fushë dhe në mënyrën se si stërvitet dhe unë jam i kënaqur me impenjimin e tyre në punën e përditshme. Dhe, është ndeshja e parë e kampionatit kundër Llapit dhe na ka qëlluar të luajmë kundër skuadrës e cila është dy pikë para nesh. Asnjë gjë e veçantë, thjesht ne duhet të jemi, nuk mund të themi të mobilizuar sepse pa mobilizim nuk ka futboll, por duhet të jemi të përqendruar më tepër për të zhvilluar ndeshjen që të marrim më të mirën e mundur nga ekipi. Nuk është se ndeshja është e rëndësishme dhe siç është rëndësia e kësaj ndeshje, e edhe kur të mbaroj kjo ndeshje me çfarë do lloj rezultati, do të vazhdojmë prapë të flasim për ndeshjet tjera me të njëjtën rëndësi. Kështu që unë mendoj se ne duhet përqendruar vetëm në këtë 90-minutësh e pastaj të bëjmë llogaritë për vazhdimësi”, ka thënë kryetrajneri Mirel Josa. /INFOKUSI.COM

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera