Lajme

Brenda 10 ditëve demarkacioni shkon në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 16 February 2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pret që marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës brenda dhjetë ditëve, shkruan Infokusi.com

Ai në një konferencë për media ku ka prezantuar deklaratën e nënshkruar bashkë me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic ka bërë të dituar se gjatë ditës do të takohet me liderët e partive politike dhe pret që brenda afatit sa më të shkurtër të procedohet në Kuvend marrëveshja për ratifikim.

Ky afat, Thaçi ka lënë të kuptohet se do të jetë brenda dhjetë ditëve.

-Advertisement-

Kjo sipas tij do ti hapë rrugë liberalizimit të vizave, pasi demarkacioni është kushti i vetëm i BE-së i pa plotësuar nga Kosova që u mundëson kosovarëve të lëvizin lirshëm në shtete e BE-së./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera