Veseli: Serbia duhet ta njohë Kosovën
Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 11 Shkurt 2018
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i PDK-së, ka dhënë një intervistë për agjensinë kroate të lajmeve, HINA, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci.
Veseli ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve kroate Hina, ku ka folur për dialogun me Serbinë, Gjykatën Speciale, Ushtrinë e vrasjen e Ivanoviqit. Gjatë kësaj interviste i pari i Kuvendit është pyetur nga gazetarët kroatë, për mundësinë që Specialja t’i akuzojë ish-komandantët e UÇK-së që tani janë liderët e Kosovës.
“Ne e dimë se kush ishte agresori dhe kush viktima. Por Kosova do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj ndërkombëtare”, ishte përgjigja diplomatike e Veselit“Realisht me themelimin e kësaj gjykate ne kemi dëshmuar gatishmërinë tonë për të punuar në këtë drejtim”, ka thënë Veseli.
Veseli ka thënë që Kosova dhe Serbia duhet të nënshkruajnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, pasi është një kusht për integrimin evropian të dyja vendeve, që u përcaktua edhe nga Strategjia e Zgjerimit të BE-së.
“Nuk është e arsyeshme që politikanët e moderuar në Serbi të mos jenë në gjendje ta njohin realitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Por çfarë duhet të bëjmë, është që të lëvizim larg konflikteve me fqinjtë”, ka deklaruar i pari i Kuvendit. Duke folur për dialogun në Bruksel, Veseli është zotuar edhe për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.“Dhe ne kemi vështirësitë tona por jemi të gatshëm për t’i kapërcyer. E respektojmë Serbinë si shtet sovran, dhe jemi të vendosur që qytetarët tonë të çdo komuniteti të jenë të integruar në çdo kuptim”, thotë tutje kryeparlamentari.Veseli në këtë intervistë për agjencinë e lajmeve në Kroaci “Hina” ka folur edhe për Ushtrinë.
Sipas tij formimi i Ushtrisë për një shtet të pavarur është i pashmangshëm.“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe transformimi në forcat e armatosura është proces i pashmangshëm”, ka thënë Veseli.Ai pohon se ushtria e Kosovës nuk do të jetë kërcënim për askënd, dhe do të kontribuojë në stabilitetin e gjithë Kosovës, transmeton lajmi.net
Veseli thekson se të gjitha veprimet do të merren në koordinim me mbështetjen e Amerikës dhe të NATO-s.Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thotë që vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanvoiq ishte “llogari e brendshme serbe”.
“Ky ishte një akt kriminal kundër stabilitetit të Kosovës, pavarësisht se kush e ka kryer. Kjo është hera e parë që situata shkakton terror psikologjik të serbëve. Unë nuk paragjykoj se kush është përgjegjës, por kjo nuk është në interes të shqiptarëve dhe serbëve”, shtoi kryetari i PDK-së.Veseli ka premtuar se Kosova do t’i sjellë para drejtësisë kryesit e kësaj vepre./RTK/

T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...


































