Sport

Herolind Shala mund të kthehet në Norvegji

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 10 February 2018

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit te skuadra e Oddit, që garon në elitën e futbollit të Norvegjisë.

Kështu është raportuar të premten nga mediumet në Norvegji. Edhe vetë trajneri i skuadrës Odd, Dag-Eilev Fagermo, ka thënë se do të bisedojë personalisht me mesfushorin e Lyngbyt të Danimarkës.

“Dua ta kontaktoj Shalën për ta bindur të transferohet në Odd”, ka thënë Fagermo për “varden.no”. Kampionati i Norvegjisë nis më 10 mars.

-Advertisement-

Shala, 26-vjeçar, te skuadra e Lyngbyt u transferua në verën e vitit 2017 nga skuadra e Sparta Pragës. Me Lyngbyn ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Te Odd luajti nga viti 2011 deri në vitin 2015. Karrierë ka bërë edhe te Kashimpasha e Turqisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera