Lajme

Qeveria nuk e di kur rifillojnë bisedimet Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 02 February 2018

Takimi i delegacionit të Kosovës dhe Serbisë më 16 janar u ndërpre pas vrasjes së liderit serb, Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës.

Atë ditë delegacioni serb u kthye me urgjencë në Beograd, ndërsa kanë kaluar më shumë se dy javë nga kjo ngjarje dhe bisedimet Kosove -Serbi nuk kanë rifilluar.

Portali Infokusi.com të premten ka kontaktuar me shefin e Qeverisë së Kosovës për negociata me Serbinë, Avni Arifin, i cili ka folur rreth vazhdimisht të bisedimeve Kosovë-Serbi.

-Advertisement-

Arifi ka thënë se ende nuk ka diçka konkrete për datën e rifillimit të bisedimeve, ndërsa janë në pritje.

“Jemi në pritje, ende nuk ka asnjë zhvillim”, ka thënë Arifi për portalin “Infokusi”.

Më 12 janar të këtij viti Qeveria e Kosovës emëroi Avni Arifin shef të negociatave me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian./A.Ç./Infokusi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera