Ligjëratë kundër kurdisjeve për gjyqtarët në seminarin e Ulqinit
Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 02 February 2018
Federata e Futbollit e Kosovës(FFK), veçmas sektori për integritet e kanë marrë shumë seriozisht fushatën kundër kurdisjeve dhe dukurive tjera negative që ndikojnë në rregullshmërinë e garave, shkruan infokusi.
Kështu që, pas ligjëratave mjaft të suksesshme dhe me interesim të madh, në vetëdijesimin dhe parandalimin e kurdisjeve të ndeshjeve, që u mbajtën gjatë ditëve të kaluara në rajonin e Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Suharekës e Prishtinës, sot duke shfrytëzuar seminarin e gjyqtarëve që po mbahet në Ulqin e ku po marrin pjesë afro 80 gjyqtarë të të gjitha kategorive zyrtari për integritet z. Ejup Osmani mbajti ligjëratën e radhës.
“Gjyqtarë janë shumë segment i rëndësishëm në mbarëvajtjen e garave, ndaj janë shpeshherë target i individëve dhe i grupeve të caktuar që tentojnë përmes formave të ndryshme të ndërhyjnë në rregullshmërinë e garave dhe të ndikojnë në epilogun e ndeshjeve për interesa të tyre, ndaj është me rëndësi që gjyqtarët të jenë në nivelin e kërkuar, në përputhje me etikën dhe kodin e gjyqtarëve duke u thënë Jo këtyre individëve dhe grupeve dhe jo vetëm kaq por edhe duke i denoncuar në organet relevante”, ka thënë z. Ejup Osmani, në fillim të ligjëratës.
Tutje z. Osmani ka thënë se gjithmonë do të gjenden individë apo grupe ti interesit, që për përfitime personale dhe klanore do të ofrojnë para, apo dhurata tjera të ndryshme për të arritur qëllimin dhe parat e tyre vijnë kryesisht nga droga, prostitucioni dhe krimi i organizuar dhe dukurive tjera të pista, ndaj ne duhet që fuqishëm tu themi jo dhe të i paraqesim te organet e Federatës, hetuesisë e prokurorisë, për të i parandaluar por edhe për ta marrë dënimin e duhur e të merituar.
Gjyqtarët duhet të jenë vigjilent dhe guximshëm në luftimin e këtyre individëve. Ndeshjet që ju i drejtoni të kenë epilog sportiv, si rezultat i forcave në fushën e gjelbër dhe me asnjë çmim të mos bëheni pjesë e kurdisjeve që në radhë të parë e dëmtojnë imazhin e juaj, të federatës dhe të garave. Për fat të keq njihen shumë raste në botë që janë demaskuar dhe dënuar edhe nga komuniteti i gjyqtarëve të cilët janë përfshirë në këso bashkëveprime me njerëz të tillë.
Në vazhdim z. Osmani ka thënë se FFK-ja tashmë është pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s dhe ka një organ të vetin si zyrtarin për integritet, i cili ka bashkëpunëtorët e vet dhe në bashkëpunim me UEFA, mbikëqyrë rrjedhën e të gjitha garave në të gjitha rangjet dhe çdo dukuri të tillë mund të paraqiten përmes telefonit apo emailit pa pagesë dhe çdo thirrje mbetet konfendicionale.
Prandaj ju bëjë thirrje të gjithë juve që pa hezitim të njoftoni organin e FFK-së dhe krejt këtë në mbrojtje të garave dhe sistemit garues. Edhe gjatë fundjavës do të vazhdojnë edhe në rajonin e Mitrovicës, Ferizajt e Gjilanit, për të përfshirë sa më shumë individë në këtë luftë të pa kompromis kundër kurdisjeve të ndeshjeve dhe me këtë mbyllet në cikë i ligjëratave kundër kurdisjeve. /INFOKUSI.COM
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...