Ekonomi

Gjukaj: KEK-u është ndotësi më i vogël në këtë kohë

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 01 February 2018

Për herë të parë Kosova gjendet në krye të një liste botërore. Mirëpo, jo për mirë.

Vendi më i varfër në rajon, për ndotje të ajrit, ia kalon edhe Bangladeshit, Indisë e Pakistanit, shkruan Gazeta Fjala.

Por, kush po e shkakton tërë këtë ndotje, institucionet ende nuk po e dinë.

-Advertisement-

Ndër ndotësit më të mëdhenjë po konsiderohet edhe Korporata Energjetike e Kosovës. Megjithtë, drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj po e mohon këtë.

Gjukaj për Gazetën Fjala ka thënë se Koorporata që ai drejton është shkaktari më i vogël i ndotjes. Sipas tij sasia e grimcave që lirohen nga KEK-u është shumë e vogël, andaj KEK ndikon vetëm në një përqindje e vogël në totalin e ndotjes alarmante të ajrit në Prishtinë.

“Në bazë të raporteve kredibile ndërkombëtare sasia grimcave të KEK-ut është shumë e vogël, 1-9për qind, por investimet që janë bërë në këtë fushë për 3 vite e bëjnë KEK-un shumë më miqësor karshi ambientit”, ka thënë Gjukaj për Gazetën Fjala.

Ai ka bërë të ditur se për tri vite janë investuar 57 milionë euro nga buxheti i KEK-ut për eliminimin e katër faktorëve ndotës që janë identifikuar nga organizata ndërkombëtare.

“Ne kemi investuar në katër ndotësit kryesor të ajrit që janë identifikuar nga organizata ndërkombëtare, transporti hidraulik në dy termocentrale, punimi në hapësirën e djerrinës afër ” Kosovës A”, asgjësimi dhe largimi i materieve të rrezikshëm që janë trashëguar nga e kaluara, dhe tre elektrofiltrave në Bllokun 3,4 dhe 5. Për tri vite në vetëm këta katër ndotës nga buxheti i KEK-ut kemi investuar 57 milionë euro”, ka thënë Gjukaj.

Por, drejtori i KEK-ut vlerëson se duhen investime të domosdoshme në elektrofiltrat e Termocentrlit “Kosova B”, për të ulur edhe më tej nivelin e ndotjes së ajrit. Ky investim do të bëhet gjatë periudhës 2019-2020.

“Ndërrimi i tre filtrave në “Kosovën A” ka bërë që të operohet sipas standardëve ndërkombëtar. Ndërsa në “Kosovën B” filtrat nuk janë të tillë por po planifikojmë intervenim pasi kemi hy në bashkëfinancim edhe me komisionin evropian për vitin 2019-2020”, ka shtuar ai.

Punëtorëve të KEK-ut nuk do të shpërndahet më qymyr

E i pyetur rreth shpërndarjes së qymyrit për punëtorët e KEK-ut, Gjukaj ka thënë se ky është viti i fundit që KEK-u shpërndan qymyr.

“Shpërndarja e thëngjillit për punëtorët e KEK-ut nuk është praktikë e mirë pavarësisht që ka ndodhë historikisht. Ne, edhe këtë vit kemi qenë për ta ndërprerë këtë praktikë por për arsye qe tashme dihen është shpërndarë për punëtorët. Nga viti tjetër do të ndalet kjo praktikë, pra nuk do i japim qymyr punëtorëve por një gjë duhet ta sqarojmë se kjo sasi e qymyrit qe po bëhet shumë e madhe nuk është as 1 % e sasisë së qymyrit qe nxirret nga depozitë ilegale dhe shitet për djegie në amvisëri apo fabrika”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera