Sport

FC Prishtina transferon dy futbollist në momentet e fundit të afatit kalimtar

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 01 February 2018

Shqiprim Taipi dhe Jefferson Freitas janë dy transferimet e skuadrës së Prishtinës të cilët u transferuan në momentet e fundit të afatit kalimtar, shkruan infokusi.

Klubi ka arritur edhe dy marrëveshjet e fundit me dy futbollistë të rinj. Sulmuesi nga Brazili i cili ndodhet në prova në skuadër ka kaluar ato dhe në momentin e fundit është siguruar transferimi.

Ndërsa përforcimi më i madh i këtij afati është mesfushori nga Tërnoci i Bujanocit, Shqiprim Taipi. Taipi deri më tani ka qenë futbollist i Shkupit i huazuar nga Shkëndija e Tetovës. Taipi 20 vjeç, i lindur më 12 shkurt të vitit 1997 është mirëpritur sot nga bashkëlojtarët në ndeshjen kontrolluese me Akademija Pandev.

-Advertisement-

I zbuluar nga Shkëndija, dhe me paraqitje në ndeshjet kualifikuese në Europaligë me skuadrën tetovare, si lojtar i huazuar është aktivizuar edhe me Horizont e FC Shkupi nga Maqedonia.

Ndërsa Freitas De Souza do të përmbush listën e sulmuesve bardhekaltër ku do të jetë në konkurrencë të fortë me Ahmed Januzin, Basit Khalid e Arbër Hoxha. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera