Auto&Tech

Novitec përforcon McLaren 570S Spider

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 01 February 2018

Kompania e njohur Novitec, e cila merret me modifikimin e veturave, ofron paketën për aerodinamikën e modelit të famshëm të McLarenit, 570S në version Spider.

Gjithashtu, Novitec, ofron edhe paketën për përforcimin e motorit të këtij modeli, transmeton Koha.net.

Tani, motori 3.8-litër Twin-Turbo V8 i McLaren 570S Spider është përforcuar për 76 kuajfuqi, gjë që e bënë këtë model që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 335 km/h.

-Advertisement-

Ndërkaq, paketa për aerodinamikën përfshin sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave nga Inconel, një material shumë i lehtë, ose edhe nga çeliku, amortizatorët e modifikuar (tani modeli është më i ulët për 30 mm), si dhe set të ri të rrotave nga 20 dhe 21-inç.

Për më tepër shikoni fotografitë dhe videon më poshtë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy